E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Kosova do të kërkojë hetime për Carla del Ponten

Qeveria e Kosovës kërkon që të fillohen hetime kundër saj për keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore

x
Madhësia e gërmave - +
Qeveria e Kosovës tha sonte se, do të kërkojë hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në hapësirat e ish Jugosllavisë, Carla del Ponte.

Qëndrimi i qeverisë së Kosovës pasoi lirimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe deklaratave të disa ish prokurorëve të kësaj Gjykate mbi provat e pamjaftueshme mbi të cilat u ngritën akuzat ndaj tij.

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës me gjithës besimin në pafajësinë e të akuzuarve, ishte mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e Gjykatës në radhë të parë për të vërtetuar që të akuzuarit dhe lufta e Kosovës kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se “kjo tolerancë është abuzuar nga ish kryeprokurorja e Gjykatës, Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër z. Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të çonin në dënimin e tij”.

Qeveria e Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër Carla del Pontes për siç thuhet “keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e të tjerë ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore të saj lidhur me akuzat e Dick Martit e më gjerë”.

Qeveria thekson se ajo “ka keqpërdorur autorizimet dhe privilegjet e saj ligjore deri në atë masë sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtësisht të pabaza, tendencioze e të kundërligjshme, duke çuar kështu në burgosjen dhe njollosjen e karaktereve të shumë figurave të çmuara politike të, si dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive