Lidhje

Pres. Obama përballë kërcënimit të shkurtimeve buxhetore


Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet javën e ardhshme me udhëheqësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë për bisedime për shmangien e shkurtimit të kunsiderueshëm të buxhetit qeveritar dhe rritjes së taksave në janar.

Zoti Obama që sapo u rizgjodh për një mandat të dytë tha sot në Shtëpinë e Bardhë se vendi ka nevojë të arrijë një konsensus për të zgjidhur problemet financiare duke pasur si përparësi hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.

Zoti Obama tha se është e një rëndësie kritike që të mbahen nën kontroll shpenzimet qeveritare. Por ai shtoi se “është e pamundur të arrihet mirëqenia vetëm me shkurtime shpenzimesh të programeve qeveritare.

Ai tha se zgjedhjet treguan se një shumicë amerikanësh janë dakord me idenë e tij për të rritur taksat ndaj amerikanëve më të pasur, familjeve që fitojnë 250 mijë dollarë ose më shumë në vit.

Kundërshtarët e tij republikanë në Kongres kanë kundërshtuar me forcë çdo rritje taksash në fillim të vitit të ri.

Shtetet e Bashkuara gjenden në prag të një të ashtuquajture “katastrofë fiskale”, 600 miliardë shkurtime të detyrueshme shpenzimesh të mbrojtjes dhe të brendshme, si edhe një rritje taksash që di të prekte të gjithë punonjësit amerikanë më 1 janar.

Shumë analistë financiarë druhen se bëhet shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave, ekonomia mund të bjerë përsëri në rececion.
XS
SM
MD
LG