E dielë, 31 maj, 2015

Lajme / SHBA

Presidenti kthehet në Uashington për bisedimet mbi katastrofën fiskale

Disa analistë thonë se ende ka kohë për arritjen e marrëveshjes

x

Artikuj të ngjashëm

Presidenti Barak Obama dhe anëtarë të Kongresit i kanë pezulluar pushimet e fund-vitit dhe po kthehen në Uashington për të rifilluar negociatat, me qëllim shmangien e katastrofës fiskale. Shumë veta i druhen dëmit që mund t’i shkaktojë ekonomisë ky ballafaqim mes forcave kryesore politike.

Presidenti Obama i ndërpreu pushimet në Havai për t’u kthyer në Uashington me shpresën për një marrëveshje të minutës së fundit me republikanët para 1 janarit.

Me ndërrimin e viteve hyjnë në fuqi rritje taksash për të gjithë amerikanët si dhe aktivizohen mbi 500 miliardë dollarë shkurtime në shpenzimet publike. Analistët thonë se shoku që do të shkaktojnë këto masa mund ta shtyjë ekonominë amerikane përsëri në recesion.

Analisti Peter Cardillo thotë se ende ka kohë për arritjen e marrëveshjes:

“Nuk ka dyshim që do të ketë marrëveshje, por e kemi të gjithë të qartë që nuk ka mbetur shumë kohë dhe jemi në ato ethet e minutave të fundit të ndeshjes. Shtëpia e Bardhë e të gjithë të tjerët me radhë duan të tregojnë që po bëjnë diçka”.

Por edhe nëse arrihet marrëveshja para afatit final, disa biznese shprehen se kjo gjendje e paqartë ka dëmtuar entuziazmin e blerësve në sezonin e festave.

“Është e qartë që shqetësime të tilla, për rritje taksash e skenare të tjera, i kanë bërë njerëzit të rezervohen në shpenzime”.

Nuk është vetëm pasiguria për katastrofën fiskale që mund të dëmtojë optimizmin e konsumatorëve. Analistët thonë se uragani Sandy dhe tragjedia në Njutaun të shtetit Konektikat e kanë zymtuar atmosferën festive.

Peter Cardillo thotë se luhatjet në tregjet financiare janë një pasqyrë e mirë e klimës ekonomike në vend:

“Tregu është në atmosferë zymtësie një ditë dhe optimizmi një ditë tjetër. Si gjithmonë tregu i përgjigjet atmosferës së përgjithshme në vend”.

Shifrat e reja tregojnë se shpenzimet e konsumatorëve gjatë sezonit të festave u rritën më pak se 1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më e dobët që nga viti 2008 dhe shumë më e dobët se parashikimet fillestare prej 3-4 për qind. Shpenzimet e konsumatorëve janë barometër i rëndësishëm ekonomik, pasi përfaqësojnë rreth 70 për qind të aktivitetit të përgjithshëm ekonomik në Shtetet e Bashkuara. Shitësit me pakicë thonë se vëllimi i biznesit gjatë sezonit të fundvitit përfaqëson deri në 40 për qind të fitimeve të përgjithshme vjetore për këtë sektor.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.05.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Negociatat bërthamore SHBA – Iran

Diplomatë të lartë amerikanë dhe iranianë janë duke u takuar në Zvicër në përpjekje për të arritur një marrëveshje historike bërthamore që mund t’u japë inspektorëve ndërkombëtarë të drejtën e aksesit në instalimet ushtarake dhe shkencëtarët iranianë.
Më tepër

Një tjetër kandidat demokrat në garën presidenciale

Ish-guvernatori liberal i shtetit Merilend, Martin O’Malley, shpalli sot kandidaturën e tij për nominimin nga Partia Demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Më tepër

Kostreci: Ligji i dosjeve pa vlerë pa lustracion

Uran Kostreci ka vuajtur 20 vjet burgim si i përndjekur politik i regjimit komunist
Më tepër

Ngirjta e Gjykatës së Posaçme

Analistët e kanë komentuar në forma të ndryshme vendimin e parlamentit për të shtyrë debatin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës
Më tepër

Përpunimi i produkteve bujqësore

Vitet e fundit, në zonat fshatare janë shtuar kërkesat për objekte të industrisë së lehtë për të përpunuar produktet bujqësore
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Simone Arrigoni of Italy attempts to set an apnea diving record, while being pushed by a dolphin, in Torvaianica near Rome, Italy.
  • Students graduating from the School of Law cheer as they receive their degrees during the 364th Commencement Exercises at Harvard University in Cambridge, Massachusetts, USA.
  • Graduating Air Force Academy cadets assemble in unison for their graduation ceremony for the class of 2015, at the U.S. Air Force Academy, in Colorado Springs, Colorado, USA.
  • U.S. player Serena Williams celebrates after winning her match against Germany's Anna-Lena Friedsam during the women's second round of the Roland Garros 2015 French Tennis Open in Paris. Williams won the match 5-7, 6-3, 6-3.
  • Sophia Han, 14, of Tianjin, China, thinks how to spell her word "vermicide" during the 2015 Scripps National Spelling Bee in Oxon Hill, Maryland, USA.
  • An Indian policeman uses a baton to disperse a protester during a demonstration in Srinagar. Indian police detained dozens of protesting government employees in Srinagar as they attempted to reach the civil secretariat, which houses the office of Kashmir's chief minister and his colleagues, to demand their long pending arrears and a regularization of temporary jobs, according to protesters.
  • Students take cover as a jet of water is released from a riot police water cannon during a demonstration to demand changes in the education system in Santiago, Chile.
  • New Orleans Saints safety Pierre Warren hits a pylon during an NFL football organized team activity in Metairie, Louisana, USA..
  • Damaged jet fighter of type Eurofighter is transported on the platform of a truck on German highway 9 near Plech, southern Germany.
  • A Navajo man on a horse poses in front of the Merrick Butte in Monument Valley Navajo Tribal Park, Utah, USA.
  • French bullfighter Sebastian Castella is carried on the shoulders and greeted by supporters as he leaves the bullring after an extraordinary performance during a bullfight of the San Isidro fair Madrid, Spain, May 27, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.