E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Media amerikane: FBI zbuloi marrëdhëniet e Petreas

x

Artikuj të ngjashëm

Madhësia e gërmave - +
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, gjenerali me 4 yje  Dejvid Petreas, njeriu që i njihet merita e kthesës pozitive që mori lufta në Irak, dha dje dorëheqjen pasi pranoi se kishte patur lidhje jashtë martesore. Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate tha se Presidenti Barak Obama e pranoi dorëheqjen e gjeneralit Petreas. Marrëdhënia jashtëmartesore është zbuluar nga FBI-ja pas shqetësimeve për një shkëmbim e-mailesh me përmbajtje të papërshtatshme mes zotit Petreas dhe biografes së tij Paula Broadwell.

Dorëheqja e drejtorit të CIAs ka befasuar Uashingtonin, qytet i cili nuk shokohet me lehtësi nga lajme të kësaj natyre. Një nga zyrtarët publikë më të respektuar dhe më të disiplinuar u largua nga zyra pasi pranoi se kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore. Petreas tha se kishte “gjykuar jashtëzakonisht dobët”, duke hyrë në një marrëdhënie jashtëmartesore dhe se një sjellje e tillë është e papranueshme.

David Petreas dje shkoi në Shtëpinë e Bardhë për t’i dorëzuar presidentit letrën e dorëheqjes nga posti i drejtorit të CIAs.

Marrëdhënia jashtëmartesore është zbuluar nga FBI-ja pas shqetësimeve për një shkëmbim e-mailesh me përmbajtje të papërshtatshme mes zotit Petreas dhe biografes së tij Paula Broadwell.

Biografja Paula Broadwell është nga Dakota e Veriut dhe kishte një karrierë të shkëlqyer. Broadwell ka mbaruar studimet në akademinë ushtarake West Point, ka shërbyer në ushtrinë amerikane dhe pastaj ka  vazhduar studimet në Universitetin e Harvardit. Më vonë ajo mori rolin e biografes për gjeneralin David Petreas. Broadwell ishte e hapur në lidhje me marrëdhëniet që ajo i cilësonte “të ngushta” me zotin Petreas.

Dyzet vjeçarja Broadwell është e martuar me mjekun radiolog Scott Broadwell.

Petreas ishte një nga arkitektët strategjisë së shtimit të trupave për të luftuar kryengritësit në Irak, që i dha fund luftës në Irak. Më pas, Petreas ka drejtuar trupat amerikane në Afganistan dhe vitin e kaluar zëvendësoi Leon Panetën në postin e drejtorit të CIAs.

Kur u emërua në postin e drejtorit të CIAs, bashkëshortja e tij Holly, ishte pranë tij.

“Kur i kërkova mendim Hoolly-it në lidhje me fjalimin sot ajo më tha të flasë pakë”.

Ata u takuan gjatë kohës që zoti Petreas vazhdonte studimet në akademinë ushtarake West Point dhe kanë qenë të martuar për 37 vjet. Bashkëshortja e zotit Petreas rrjedh nga një familje me traditë ushtarake. Gjyshi i saj ka marrë pjesë në Luftën Civile, kurse babai i saj ishte gjeneral me katër yje dhe komandant ushtarak.

Presidenti Obama bëri një deklaratë me shkrim dje, në të cilën thoshte se kishte pranuar dorëheqjen e gjeneralit dhe e vlerësonte atë për “përkushtimin dhe patriotizmin e tij”. Ai tha se “mendimet dhe lutjet tij janë me David dhe Holly Petreas e cila ka dhënë kontribut të madh për familjet e ushtarakëve përmes punës së saj”.

Presidenti tha në deklaratën e tij se gjenerali Petreas e “ka bërë vendin tonë më të sigurt dhe më të fortë”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Mirditori
13.11.2012 11:16
Dorheqjet publike dhe paralajmrimet per dorheqje apo largime nga postet kryesore, ne A'dministraten Amerikane, kan me shum nje mos-knaqesi te rizgjedhjes se presidentit aktual se-sa marradhenjet jasht-martesore, apo lodhjet, etj... esht e vertet se Amerikanet kan nje rrespekt dhe moral te lart ndaj familjes, noshta me shum se pjesa e tjeter e planetit.!


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
10.11.2012 18:15
Ne Shqiperi gjysma e deputeteve dhe ministrave kane lidhje jashtemateresore. Keta jo vetem qe nuk e pranojne, por merren me moralin e te tjereve duke i akuzuar per gjerart qe ata vet i bejne. Qeveritaret tane kane me shume sekretare sesa teknicene.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive