E enjte, 23 maj, 2013

Lajme

Pres. Obama sjell ngushëllimet e Amerikës në Njutaun

Presidenti Barack Obama u zotua të përdorë të gjithë kompetencat e tij për të parandaluar tragjedi si ajo e së premtes

x
Madhësia e gërmave - +
Peter Fedynsky
Presidenti Barack Obama u zotua se do të përdorë të gjitha kompetencat e tij për të parandaluar tragjedi si ajo e së premtes. Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë sa duhet për t’u siguruar që fëmijët e Amerikës bëjnë një jetë të lumtur. Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në qytetin Njutaun të shtetit Connecticut, pasi u takua veç e veç me familjet e viktimave të vrasjes në masë të premten e kaluar në një shkollë fillore.
 
Presidenti Obama lexoi emrat e të gjithë fëmijëve që humbën jetën në masakrën e së premtes në Newtown. Duke shmangur politizimin e kësaj çështjeje, presidenti ndërthuri vargje të Biblës me fjalë ngushëlluese rreth komunitetit, vështirësive të jetës, gëzimeve të një fëmije dhe detyrimeve të prindërve.

“Këtu në Njutaun unë vij të ofroj dashurinë dhe lutjet e një vendi. Jam mëse i vetëdijshëm se vetëm fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen tuaj të thellë dhe as nuk mund të shërojnë zemrat tuaja të plagosura. Unë vetëm mund të shpresoj se këto fjalë mund të ndihmojnë që ju ta dini se nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj”.

Presidenti Obama falenderoi punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe foli rreth heroizmit të mësueseve, që humbën jetën në shkollën fillore Sandy Hook, në përpjekje për të mbrojtur nxënësit e tyre. Ai ngriti gjithashtu pyetjen nëse Amerika po bën sa duhet për të mbrojtur nga rreziqet fëmijët e vet.

“Nëse do të jemi të sinqertë me vetvetet, përgjigja është: Jo. Ne nuk po bëjmë sa duhet dhe do të na duhet të bëjmë ndryshime. Që prej ardhjes sime në detyrën e presidentit, kjo është hera e katërt që ne mblidhemi për të ngushëlluar një komunitet të shkatërruar nga të shtënat masive me armë”.

Rastet që presidenti iu referua janë vrasjet në një kinema në Kolorado, në një tubim politik në Arizona, dhe masakra në kolegjin Virxhinia Tek në shtetin e Virxhinias. Në shkollën fillore në Newtown të premten, një 20 vjeçar i armatosur vrau 26 veta, 20 fëmijë dhe 6 të rritur, pasi kishte vrarë nënën e tij. Presidenti Obama tha se fakti që asnjë ligj i vetëm nuk mund të eliminojë keqbërësit nuk është arsye për të mos vepruar.

Udhëheqës të besimit të krishterë, hebre, musliman dhe atij Baha ishin mes pjesëmarrësve në shërbesën, ku ishin të pranishëm rreth 900 vetë në auditorin e shkollës së mesme Newtown. Pastori lutheran, Leo McIlrath shprehu falenderimet e qytetit për mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetjen nga e gjithë bota.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive