E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Korrupsioni, Shqipëria bie 15 vende

Kjo organizatë vlerëson se Shqipëria është përkeqësuar me 2 pikë dhe renditet në klasifikim 15 vende më poshtë se vitin e kaluar.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Organizata e njohur Transparency International publikoi sot indeksin e perceptimit të korrupsionit për këtë vit, sipas të cilit, Shqipëria renditet me notën 33 në vendin e 113 nga 176 shtete të përfshira në studim.

Kjo organizatë vlerëson se Shqipëria është përkeqësuar me 2 pikë dhe renditet në klasifikim 15 vende më poshtë se vitin e kaluar. Transparency International Albania thotë se Shqipëria shënon kështu nivelin më negativ të deritanishëm në perceptimin e korrupsionit.



Organizata u bën apel institucioneve publike dhe agjensive të zbatimit të ligjit që të ndërmarrin reforma konkrete në luftën kundër korrupsionit. TIA vlerëson se zbatimi i ligjit në praktikë duhet të shoqërojë miratimin e ligjeve dhe standarteve të reja, ndaj qeveria duhet të reformojë administratën publike, të sigurojë pavarësinë e institucioneve dhe hetimin pa kompromis të korrupsionit.

TIA u bëri thirrje partive për një vullnet të fortë kundër korrupsionit, sepse mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë për vepra penale dhe korrupsion ka ulur ndjeshëm besimin e publikut dhe ka sjellë këtë perceptim negativ.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
06.12.2012 18:06
Zhgenjim shume i thelle i opinionit. Ne Shqiperi nuk mungojne ligjet dhe strukturat per te luftuar krimin e korrupsionin. E keqja nuk eshte se ne po rrezohemi e rrenohemi, por se nuk shohim drite per t'u ngritur. Nuk mund t'i bejme thirrje institucioneve publike per te ndeshkuar korrupsionin pasi i bie që të presim se hajdutin e lufton hajduti. Do nje dore te forte, te paperlyer, me kulture perendimore ne shkollim dhe gjykim per ta shpresuar ne ndryshimin e gjendjes se keqe dhe pa shprese


nga: Anonim
05.12.2012 17:58
Korupsioni ne Shqiperi eshte galopant dhe renditet ne vendin e 113 nga 176 vende qe jane mare studim.Ministra,zyrtare dhe deputete jane te pandeshkushme nga ligji ku jane Ministra per ndjekje penale si META,PRIFTI.MEDIU DHE BASHA ,nuk ju fut asnje fere ne kembe nga ligji sepse gjyqtaret jane blere me pare dhe duke i dhene per nderin e bere dhe banesa te reja..por keta Ministra nuk dhane doreheqjen nga politika dhe gjithashtu Berisha nuk ju drejtua popullit per zgjedhje megjithe keto skandale por krimi i organizuare mban ne kembe kete Qeveri te koruptuare kur Ministri Mediu shkaketoi 26 vrare ne Gerdec dhe deme materiale eshte prap MINISTER,apo vidio META -PRIFTI shkaketoi ngjarjen e 21 janarit ku u vrane 4 shqipetare protestues,,duhet shtet ligjor dhe jo rumpalle ku e ka ne dore krimi i organizuare,,VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive