Lidhje

Reagime në Shkup mbi raportin e DASH-it për të drejtat e njeriut


Raporti vë në dukje shkallën e korrupsionit, problemet e sundimit të ligjit, gjendjen e vështirë të medias dhe problemet ndëretnike

Autoritetet qeveritare dhe opozita në Maqedoni e kanë komentuar në mënyra të ndryshme raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në këtë vend ballkanik. Kryeministri Nikolla Gruevski mendon se vërejtjet në raport janë standarde për të gjithë rajonin. Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit vë në dukje shkallën e korrupsionit, problemet rreth sundimit të ligjit, gjendjen e vështirë të medias, problemet ndëretnike dhe çështje të tjera që rëndojnë jetesën në Maqedoni.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të drejtat e njeriut në Maqedoni është pritur me reagime të ndryshme në Shkup; ndërkohë që më së shumti është habitur kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski; kurse partitë opozitare kanë vlerësuar se gjendja faktike pa ekzagjerime është pasqyruar nga ana e organizatave ndërkombëtare për sa i përket të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Shkup, Reagime mbi raportin e DASH-it
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00
Direct link
Departamenti amerikan i Shtetit shpreh shqetësim të thellë rreth përkeqësimit të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe maqedonasve, për diskriminimin e romëve dhe të komuniteteve të tjera etnike dhe fetare në Maqedoni.

Kryeministri Nikolla Gruevski u tha mjeteve të informimit se ishte në dijeni për raportin e DASH, ndërsa komentoi se këto janë kritika standarde që DASH i ka bërë edhe në të kakuarën për gjithë rajonin. Ai tha se qeveria e tij punon për çdo ditë për përmirësime në të gjitha fushat dhe ky ritëm do të vazhdojë në të ardhmen.

Opozita ndërkaq, thotë se raporti i DASH dhe i organizatave të tjera ndërkombëtare pasqyrojnë realitetin.

“Duhet që qeveria në mënyrë urgjente të miratojë një plan-veprimi me të cilin do të përmirësohet jo vetëm klima e marrëdhënieve ndëretnike por edhe diskriminimet dhe evidentimet negative në të gjitha sferat e jetës shoqrore dhe politike në Republkën e Maqedonisë”, tha Izet Zeqiri, Rilindja Demokratike Kombëtare.

Lidhja Social Demokrate maqedonase duke hedhur kritrika ndaj qeverisë thotë se raportet ndërkomëbatre për Maqedoninë u ngjajnë raporteve për ndonjë vend afrikan e jo evropian.

Raporti vjetor të Departamentit të Shtetit vë në dukje dhe mangësitë kundrejt sundimit të ligjit, sëkëndejmi dhe ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në punën e gjyqësorit. Pastaj drejtohen kritika për gjendjen e medias, korrupsionin, mosndëshkimin e policëve të cilët kanë ushtruar dhunë, gjendjen e rëndë në burgje.

Edhe institucione të njohura ndërkombëtare si The Economist, Freedon House, Reporterët pa kufij, Amnesty International kohët e fundit e kanë paraqitur gjendjen si mjaft shqetësuese në disa fusha në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG