Lidhje

Shërbimi amerikan i motit për sezonin e ri të stuhive


Administrata e motit parashikon një sezon me stuhi mesatare në zonat pranë Atlantikut

Administrata amerikane e Oqeaneve dhe Atmosferës parashikon një sezon me stuhi mesatare në zonat pranë Atlantikut dhe Paqësorit Lindor dhe me stuhi të buta në zonat e Paqësorit Qendror. Këto parashikime flasin për më pak aktivite se në vitet e fundit, por parashikuesit e Administratës së motit mendojnë se do të vazhdojnë kushtet e përgjithshme të veprimtarisë së lartë të stuhive që filloi në vitin 1995.

Shumë banorë të bregdetit të oqeanit Atlantik në SHBA e presin sezonin e stuhive të këtij viti, i cili fillon më 1 qershor, me kujtime ende të forta të shkatërrimit që solli Uragani Katrina. Stuhia e vitit 2008 përmbyti 80 për qind të qytetit New Orleans, duke lënë qindra mijëra njerëz të pastrehë.

Muaji gusht shënon gjithashtu 20 vjetorin e uraganit Andrew, uragani i kategorisë-5 që shkatërroi Floridën e jugut, duke shkaktuar më shumë se 26 miliardë dollarë dëme.
Chris Vaccaro i Shërbimit Kombëtar të Motit thotë se mësimi që dha Andrew është: të jemi gati.

"Uragani Andrew ishte stuhia e parë e një sezoni me fillim shumë të vonë, i cili prodhoi vetëm 6 stuhi."

Numri mesatar për sezon është 12 stuhi me emra. Parashikuesit e Administratës së Oqeaneve dhe Atmosferës publikuan parashikimet e tyre lidhur me sezonin 2012 të stuhive të Atlantikut, për rajonin që mbulon brigjet Lindore të tij, Karaibet dhe brigje të tjera. Robert Dietrick punon për Administratën:

"Ka mundësi të jetë një sezon mesatar, me 9 deri në 15 stuhi me emra. Një deri në tre mund të formojnë uragane të fuqishëm, të kategorisë 3,4 ose 5."

Këto parashikime flasin për më pak aktivite se në vitet e fundit, por parashikuesit e Administratës së motit mendojnë se do të vazhdojnë kushtet e përgjithshme të veprimtarisë së lartë të stuhive që filloi në vitin 1995.
Judy Curry drejton Departamentin e Shkencave të Tokës dhe Atmosferës në Universitetin Georgia Tech. Ajo tha nëpërmjet Skypit se ky aktivitet i lartë i stuhive në Atlantik mund të zgjasë edhe për një dekadë.

"Në vitet e fundit kemi qenë me fat, sepse shumë nga stuhitë më të mëdha kanë ndodhur vetëm në oqean, pa goditur tokën."

Zonja Curry parashikon gjithashtu të vazhdojë veprimtaria e lartë në veri të Oqeanit Indian, një sezon stuhishë tropikale, që fillon në shtator. Ajo thotë se ai rajon është veçanërisht i ndjeshëm.

"Një nga problemet është se në këtë pjesë të botës nuk jepen paralajmërime shumë të mira për ciklonet tropikale, ato vijnë ndoshta vetëm dy ditë më parë."

Nuk ishte një kohë e mjaftueshme për të shpëtuar më shumë se 100 mijë njerëzit që humbën jetën prej ciklonit tropikal Nargis, i cili goditi Birmaninë në vitin 2008.
Parashikimet e Administratës Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës për bregdetin e Paqësorit Lindor, që mbulon Meksikën dhe Amerikën Qendrore, flasin për një sezon me stuhi mesatare, ndërsa zona e Paqësorit Qendror, e cila përfshin Hawaiin, pritet të ketë një sezon me stuhi të buta.
XS
SM
MD
LG