Mbrëmjen e 30 majit të vitit 1941, Manolis Glezos dhe një shok i tij fshehtas grisën dhe hoqën flamurin nazist nga Akropoli në Athinë, një akt që frymëzoi lëvizjen e rezistencës kundër gjermanëve, anembanë Europës. Tani ai po lufton për një vend në parlamentin grek me koalicionin e majtë Syriza.
Ndonëse në moshën 90 vjeçare, Manolis Glezos sërish është në vijën e parë të frontit. Gjatë demonstrimeve antiqeveritare në mars të vitit 2010 dhe në shkurtin e këtij viti, ai u godit me gaz lotsjellës nga policia jashtë ndërtesës së parlamentit.
Tani Manolis Glezos po përpiqet të zerë një vend në parlament me koalicionin e majtë Syriza. Me pjesmarrjen e tij ai synon të kundërshtojë masat e ashpra të Bashkimit Europian.
“Ne nuk luftojmë për pushtet, por që pushteti t’i jepet popullit grek. Për këtë po përpiqemi dhe ky është qëllimi ynë. Populli do të vendosë për gjithçka, jo ne”.
Syriza fitoi 17% të votave në zgjedhjet e para. Kundërshtimi i kësaj partie ndaj masave të ashpra të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar si shkëmbim për ndihmat financiare e ka bërë atë pretendenten kryesore që pritet të udhëheqë koalicionin pas zgjedhjeve të qershorit.
Zoti Glezos thotë se zgjidhja mes masave shtrënguese apo daljes nga euroja - një skenar kërcënues i përdorur nga Gjermania - është një “dilemë e gënjeshtërt”.
“Në këtë moment ne nuk po diskutojmë nëse do të dalim ose jo nga zona euro. Ne kërkojmë që vendet e eurozonës të ndryshojnë politikën e tyre ndaj Greqisë. Natyrisht, masat shtrënguese as që shtrohen për diskutim. Ne do t’i shfuqizojmë ato”.
Manolis Glezos është mësuar me veprime konkrete. 61 vjet më parë ai hoqi flamurin me kryqin e thyer nga Akropoli me ndihmën e një shoku. Ai u kap nga nazistët në vitin 1942 dhe u torturua në burg.
Zoti Glezos kaloi shumë vite në burg edhe nën juntën ushtarake të krahut të djathtë. Vetëm një protestë ndërkombëtare arriti ta ndalte ekzekutimin e tij. Zoti Glezos thotë se lufta e tij ende nuk ka mbaruar.
“Gjithë ata miq që kam humbur..., secili nga shokët e mi më thoshte...” Mos më harro”. Dhe në emër të mosharresës së tyre, është detyrimi im të marr pjes në këtë luftë”.
Historia e tij është mjaft e veçantë. Por Manolis Glezos thotë se ai kurrë nuk ka parë ndryshime kaq të shpejta se këto që po i ndodhin Greqisë tani, ku borxhi i madh qeveritar kërcënon ekonominë e vendit.