Lidhje

Forcat siriane vazhdojnë sulmet


I dërguari ndërkombëtar Kofi Anan shprehu shqetësim të thellë për rastet e fundit të dhunës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon dhe i dërguari i posaçëm Kofi Annan i bënë thirrje Sirisë që të lejojë vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara të hyjnë në qytetin veriperëndimor Al Haffeh, qendër e kryengritjes, ku Shtetet e Bashkuara druhen se forcat siriane të sigurisë po planifikojnë një masakër ndaj civilëve.

Aktivistët sirianë dhe banorët e Al-Haffeh-it thonë se helikopterët dhe tanket qeveritare kanë kryer sulme në qytetin e provincës Latakia, duke izoluar atje një numër të madh civilësh. Zoti Ban tha përmes një deklarate se është e rëndësishme që vëzhguesit e OKB-së të lejohen të hyjnë në Al-Haffeh.

Zëdhënësja e Deparamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se Washingtoni është tepër i alarmuar lidhur me njoftimet brenda Sirisë, se forcat qeveritare “mund të jenë duke organizuar masakra”.
XS
SM
MD
LG