Lidhje

Trupat siriane vazhdojnë goditjet me artileri


Dhuna në Homs bllokon evakuimin e të plagosurve

Ekipet e ndihmave nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe siriane thanë të enjten se dhuna i ka detyruar ata të ndërpresin përpjekjet për evakuimin e civilëve të plagosur nga qyteti perëndimor sirian, Homs.

Kryqi i Kuq njoftoi të mërkurën se ishte i gatëshëm të lëvizte njerëzit e bllokuar dhe të plagosur nga Homsi. Organizata tha se qeveria dhe opozita kishin rënë dakord për një armëpushim të përkohëshëm në mënyrë që grupi të realizonte evakuimet dhe të drëgojë furnizimet tepër të nevojshme mjekësore.

Megjithatë, goditjet me artileri të Homsit nuk janë rralluar. Banorët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se dy njerëz u vranë nga goditjet me artileri të qytetit. Ka njoftime për bllokimin e qindra njerëzve në qytetin Homs.

Ndërkohë, Jordania i ka dhënë strehim politik një piloti sirian i cili u ul me avionin e tij luftarak sot në atë shtet. Qeveria siriane e cilësoi pilotin tadhëtar dhe kontaktoi autoritetet jordaneze në përpjekje për të marrë mbrapa aeroplanin luftarak të tipit MiG-21.
XS
SM
MD
LG