Lidhje

Vizitat virtuale në universitete


Vizitat virtuale në universitete
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:46 0:00
Direct link

Në Shtetet e Bashkuara, përpara se studentët të vendosin se në cilin universitet të konkurrojnë apo të regjistrohen, ata duan të mësojnë sa më shumë për shkollën e tyre të ardhshme dhe madje të shkojnë vetë atje për ta vizituar. Në rastet kur universitetet janë larg, kjo nuk është e lehtë, sepse duhen para dhe kohë për të shkuar atje. Por Endri Tolka, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë YouVisit, ka gjetur një mënyrë për t'u ardhur në ndihmë. Kompania e tij përgatit për universitetet vizita virtuale të cilat shkollat i vendosin në faqet e tyre të internetit si dhe në rrjetet sociale. Në një interviste me kolegun Julian Zyla, ai tha se ky shërbim do të ishte i dobishëm edhe për universitetet shqiptare.

XS
SM
MD
LG