Lidhje

Miratohet kodi zgjedhor


Miratohet kodi zgjedhor
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:54 0:00
Direct link

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot me 127 vota në favor, nga 140 vende që e përbëjnë atë, kodin e ri zgjedhor, i hartuar në konsensus mes partisë demokratike të kryeminisrit Sali Berisha dhe socialistëve të drejtuar nga Edi Rama. Partitë e vogla ripërsëritën edhe sot qëndrimin e tyre kundërshtues. Ndërsa kryetari i partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule dha megjithatë votën e tij pro, kryetari republikan Fatmir Mediu dhe drejtuesi i Frymës së re Demokratike, Gazmend Oketa votuan kundër. Tre deputetë të Lëvizjes socialiste për integrim, abstenuan. Votimi i sotëm u përshëndet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë si dhe nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele të cilët nxitën palët të vazhdojnë edhe me reformat e tjera e vecanërisht me cëhstjen e imuniteteve.

XS
SM
MD
LG