Lidhje

Mitt Romney i jep fund vizitës në 3 vende


Kandidati republikan presidencial përfundoi një turne të debatueshëm jashtë vendit, duke vlerësuar Poloninë, por duke kritikuar Rusinë

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney vlerësoi Poloninë dhe kritikoi Rusinë, ndërsa përfundoi një turne të debatueshëm që synoi forcimin kredencialeve të tij ndërkombëtare.

Duke folur në Universitetin e Varshavës, kandidati i mundshëm për t'u emëruar nga republikanët për në postin e presidentit, Mitt Romney përshëndeti kalimin e Polonisë nga komunizmi në demokraci, duke e vlerësuar këtë vend të Evropës Lindore si një model politik dhe ekonomik.

"Në vitet 1980, kur vendet e tjera dyshonin se tirania politike mund të mposhtej ndonjëherë, përgjigja ishte:"Shikoni Poloninë " Dhe sot, kur disa përpiqen për të dalë nga recesioni ekonomik dhe kriza financiare, përgjigja edhe njëherë është: "Shikoni Poloninë ".

Këto komenmte zoti Romney i bëri në ndalesën e fundit të një turneu ndërkombëtar gjatë të cilit vizitoi Britaninë dhe Izraelin. Gjatë vizitës në Poloni, ai vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur në Varshavë dhe u takua edhe me ministrin e Jashtëm.

Romney kritikoi gjithashtu politikën e Rusisë dhe Bjellorusisë, si dhe shprehu shqetësim rreth trazirave në pjesë të tjera të botës.

"Bota arabe është duke kaluar një përmbysje historike, që mban premtimin, por edhe rrezikun e pasigurinë. Në Siri, diktatori brutal i saj është përgjegjës për jetën e mijëra njerëzve të tij. Në Amerikën Latine, Hugo Chavez udhëheq një lëvizje të karakterizuar nga autoritarizmi dhe shtypja ".

Turneu ndërkombëtar i zotit Romney ka tërhequr kritika të ndryshme. Në Britani, shtypi vendas hodhi poshtë komentet e tij se Londra nuk ishte e përgatitur për Lojërat Olimpike. Në Izrael, krahasimi që ai i bëri prodhimit ekonomik izraelit dhe palestinez shkaktoi një përgjigje të zemëruar nga zyrtarët palestinezë.

Duke vizituar Poloninë, kandidati i mundshëm republikan duket se nderoi një aleat të patundur amerikan. Vëzhguesit gjithashtu e shohim këtë ndalesë si një përpjekje të zotit Romney për të fituar votat e katolikëve dhe polako-amerikanëve.
XS
SM
MD
LG