Lidhje

Presidenti Obama fushatë në shtetin Uiskonsin


President Barack Obama në Milwaukee, Wisconsin, 22 shtator 2012.

Rivalët presidencial shkëmbejnë akuza

Presidenti amerikan Barak Obama e dërgoi të shtunën fushatën elektorale në shtetin Wisconsin, në përpjekje për të hedhur poshtë pohimet e kundërshtarit të tij se 47 përqind e amerikanëve janë “viktima” që besojnë se kanë të drejtë për mbështetjen nga qeveria.
Nuk shoh shumë viktima këtu sot, u tha presidenti Obama mbështetësve që brohorisnin në Milwaukee. Ai tha se shikonte njerëz punëdashës.
Ndërkohë kandidati republikan Mitt Romney, duke folur në California, bëri përpjekje për të bindur votuesit e klasës së mesme. Ai e akuzoi presidentin për mbështetje të një kulture siç e quajti ai “varësi nga qeveria” që pengon ecjen përpara.
XS
SM
MD
LG