Lidhje

Algjeri, militantë islamikë marrin peng 41 të huaj


Militantë islamikë në Algjeri thonë se kanë marrë peng rreth 41 shtetas të huaj, duke përfshirë shtatë amerikanë, gjatë një sulmi ndaj një impianti gazi natyror.

Militantët i thanë medias rajonale se sulmi i mëngjesit të sotëm ishte përgjigje kundër ndërhyrjes ushtarake të Francës në Mali. Thuhet se sulmuesit kanë vrarë dy njerëz, duke përfshirë një shtetas britanik dhe se kanë plagosur të paktën gjashtë të tjerë.

Impjanti i gazit punohet pjesërisht nga kompania britanike e energjisë BP, e cila konfirmoi nëpërmjet Twitter se një "incident serioz", ishte në zhvillim e sipër në impjantin e saj të gazit Ain Amenas.

Zyra e Jashtme britanike tha se shtetas britanikë janë përfshirë në incident, ndërsa zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se janë në kontakt me forcat ushtarake në rajon.

Pas sulmit ndaj objektit, forcat algjeriane kanë rrethuar pengmarrësit. Negociata për lirimin e pengjeve, mes të cilëve ka edhe shtetas suedezë e japonezë, janë në zhvillim e sipër.
XS
SM
MD
LG