Lidhje

Sfidat e mandatit të dytë të presidentit Obama


Presidenti Obama e fillon mandatin e dytë në një moment kritik të politikës amerikane, kur ndarjet partiake janë thelluar. Por sipas analistëve ai mund të mbështetet në arritjet e mandatit të parë dhe t’i çojë ato më tej. Kolegia Laura Konda i hedh një vështrim mandatit të parë 4 vjeçar dhe sfidave me të cilat do të ndeshet Presidenti gjatë mandatit të dytë.

Kur Presidenti Obama filloi mandatin e tij të parë 4 vjet më parë, ai u pa gjerësisht si personifikim i ndryshimit: një udhëheqës i ri, me një vizion të ri, i pari afrikano-amerikan në postin e presidentit të SHBA. Të lodhur nga dy luftra dhe nga kriza ekonomike që kishte prekur botën, amerikanët e pritën me shpresa të mëdha ardhjen e Obamës në Shtëpinë e Bardhë.



Nathan Gonzales, redaktor i botimit në internet The Rothenberg Political Report, thotë se vetë zgjedhja e Presidentit dy herë rresht është një arritje e madhe e tij:

“Mendoj se në mandatin e tij të parë presidenti do të mbahet mend si presidenti i parë afrikano-amerikan…zgjedhjet e viti 2008 ishin historike… Atë vit presidenti pati disa sfida të mëdha në fushën e brendshme dhe atë të jashtme, ai po përballej me luftën në Irak dhe Afganistan, si dhe me situatën e vështirë ekonomike. Ai pati sukses me pakësimin e trupave amerikane në dy fronte, ndërsa në se flasim për ekonominë, njerëzit tani besojnë se jemi në rrugë të mbarë dhe se ai është udhëheqësi i duhur për ta drejtuar vendin edhe për 4 vjet të tjerë”.

Ndërsa profesorja e Universitetin Amerikan, Jennifer Lawless, thotë se dy arritjet kryesore të presidentit Obama ishin reforma e shëndetësisë dhe vrasja e Osama Bin Ladenit:

“Në frontin e brendshëm, miratimi i reformës së kujdesit shëndetësor dhe rregulloret e qeverisë, natyrisht që ishin të rëndësishme. Në frontin e jashtëm, arritje është pakësimi i trupave në Irak dhe Afganistan dhe kapja dhe vrasja e Osama Bin Ladenit….
Është e natyrshme, që çdo president dëshiron të hyjë në Panteonin presidencial me disa arritje, për të cilat ai do të mbahet mend dhe që do të evidentohen në historinë amerikane. Por për arritjen e tyre, Presidentit Obama do t’i duhet mbështetja e Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane dhe e Senatit tepër të ndarë në vija partiake. Duke ju referuar historisë, presidentëve të sukesshëm amerikanë, si Linkolni, apo Roosevelti, nuk ju desh të përballen me një ndarje kaq të madhe partiake si ajo me të cilën përballet Obama. Disa kritikë thonë se një nga difektet e mandatit të parë të Presidentit Obama ishte paaftësia e tij për ngushtimin e dallimeve të theksuara partiake në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët. Por profesorja Lawless thotë se për këtë nuk mund të fajësohte presidenti:
Në mandatin e dytë zakonisht presidentët janë më të vendosur për të vepruar dhe ky është edhe mandati që përcakton trashëgiminë e tyre. Mandati i parë i presidentit Obama u karakterizua nga mungesa e bashkëpunimit me Dhomën e Përfaqësuesve që vazhdon të kontrollohet nga republikanët. Por, profesorja Lawles thotë se për këtë nuk fajësohet Presidenti:

Mbështetja kombëtare për presidentin Obama është shumë më e madhe se sa për ndonjë udhëheqës republikan. Pra, edhe pse ai nuk ka arritur ndonjë rezulat në bashkëpunim, ai nuk fajësohet për këtë, siç fajësohen republikanët.”

Një prej çështjeve për të cilën pritet të ketë bashkëpunim mes të dy palëve gjatë mandatit të dytë presidencial të zotit Obama, është reforma e imigracionit.

“Ka optimizëm për reformën e emigracionit, sepse presidenti do që ta realizojë atë, ndërsa republikanët janë të shqetësuar se po humbasin mbështetjen e popullsisë me rritjen më të madhe në Shtete e Bashkuara. Pra, edhe republikanët janë të interesuar për miratimin e kësaj reforme.”

Presidenti do të ketë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve edhe për realizmin e pjesës tjetër të agjendës së tij. Bashkëpunimi ndërpartiak pritet të jetë sfida më e madhe për presidentin në mandatin e tij të dytë.

Studjuesit i referohen përsëri historisë, duke thënë se ai duhet të marrë shembull nga njëri prej parardhësve të tij më të famshëm, Tomas Jeffersoni, i cili edhe pse u ndodh para një Kongresi tepër të përçarë, u tregua veçanërisht i aftë të ndërtojë marrëdhënie të mira personale me Kongresmenët dhe senatorët. Shumica e analistëve besojnë se kjo do të jetë sfida më e madhe e Presidentit Obama në 4 vitet e ardhshme…Për Ditarin, Laura Konda, Washington.
XS
SM
MD
LG