Rusia po kritikon opozitën siriane për përpjekjet për të rrëzuar nga pushteti Presidentin Bashar al-Assad, duke thënë se kjo kërkesë pengon hapat për të ndalur dhunën në vend. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu drejtua gazetarëve sot në një konferencë për shtyp në Moskë.
“Synimi i vetëm i opozitës siriane është eliminimi i regjimit të Bashar al-Assadit. Asgjë e mirë nuk do të ndodhë, nëse ata vazhdojnë të kenë këtë qëndrim të prerë”.
Zoti Lavrov tha se përsa kohë kjo kërkesë të jetë në fuqi, luftimet do të vazhdojnë dhe njerëzit do të vdesin.
Zoti Lavrov tha gjithashtu se nuk ka ndonjë plan për një evakuim masiv të qytetarëve rusë nga Siria.
Rusia u ka bërë qëndresë përpjekjeve ndërkombëtare për të bërë presion ndaj zotit Assad. Së bashku me Kinën, ka vënë veton për tre rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mund të kishin sjellë si rezultat sanksione kundër qeverisë siriane.
Dy avionë me 77 rusë që largoheshin nga dhuna në Siri, mbërritën sot nga Libani në Moskë. Shumica janë gra të martuara me sirianë, si edhe fëmijët e tyre.