Lidhje

Irani prodhon avion të ri luftarak


Irani reklamoi një avion luftarak të ndërtuar në vend.

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad tha sot se avioni Qaher 313 përçon mesazhin e vëllazërisë, paqes dhe sigurisë. Ai tha se avionic nuk përbën kërcënim për askënd.

Ceremonia e reklamimit të avionit u transmetua në televizionin shtetëror.

Republika islamike është nën embargon e armëve të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare që e ndalon atë të blejë avionë të rinj luftarak dhe pjesë këmbimi për forcën e saj të vjetëruar ajrore.

Irani po festoon 34 vjetorin e revolucionit të vitit 1979, i cili zëvendësoi regjimin e Shahut të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me regjimin islamik.
XS
SM
MD
LG