Lidhje

Një delegacion amerikan viziton Kubën


Senatori demokrat Patrick Leahy udhëheq grupin me 5 senatorë dhe 2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve për një vizitë tre-ditore në vendin komunist

Një delegacion i ligjvënësve amerikanë është në Kubë për të vlerësuar ndryshimet ekonomike të ishullit dhe për të diskutuar mbi gjendjen e një amerikani të burgosur.

Senatori demokrat Patrick Leahy është duke udhëhequr grupin e pesë senatorë dhe dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve për një vizitë tre-ditore në vendin komunist.

Senatori Leahy udhëhoqi një delegacion të ngjashëm një vit më parë, kur u takua me presidentin kuban Raul Kastron dhe të tjerë zyrtarë të lartë.

Ata gjithashtu vizituan amerikanin Alan Gross, i burgosur që nga viti 2009 për shpërndarjen ilegale të pajisjeve të komunikimit në Kubë, ku ai ndodhej me një program mbi demokracinë të financiar nga Shtetet e Bashkuara. Gross po vuan një dënim 15-vjeçar.

Grupi i ligjvënësve amerikanë ka në plan të takohet me ministrin e jashtëm Bruno Rodriguez dhe ndoshta me presidentin Kastro.

Senatori Leahy tha se qëllimi i vizitës është që të punojë drejt marrëdhënieve më të mira midis dy vendeve. Ai tha se shumë amerikanë janë dakord se politika amerikane prej disa dekadash ndaj Kubës është vjetëruar.

Ligjvënësit gjithashtu shpresojmë për të vëzhguar ndryshimet ekonomike të tilla si legalizimin e bizneseve private, tregun e ri të pasurive të patundshme dhe eliminimin e kufizimeve të udhëtimit për pjesën më të madhe të kubanezëve.
XS
SM
MD
LG