Lidhje

Opozita siriane do të marrë pjesë në takimin e Romës


al-khatib
al-khatib

Më parë koalicioni i opozitës kishin deklaruar se do t'a bojkotonte konferencën në shenjë proteste ndaj mosveprimit ndërkombëtar për t'i dhënë fund dhunës në Siri.

Udhëheqësit e opozitës siriane tani thonë se do të marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Romë këtë javë. Më parë ata kishin deklaruar se do t'a bojkotonin konferencën në shenjë proteste ndaj mosveprimit nga vendet e tjera për t'i dhënë fund dhunës në Siri

Në një deklaratë në faqen e tij në Facebook të hënën vonë, kreu i Kolalicionit Kombëtar Sirian, Ahmed al-Khatib tha se udhëheqësit e opozitës kishin vendosur pas konsultimeve për hequr dorë nga bojkoti i konferencës që zhvillohet të enjten në Romë.

Njoftimi pason thirrjen e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry më parë dje në Londër për opozitën siriane që të marrë pjesë në këto bisedime.
XS
SM
MD
LG