Lidhje

Venezuelë: Takim i drejtuesëve të lartë mbas përkeqësimit të Hugo Chavezit


Kushtetuta kërkon thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse zoti Chavez vdes ose nuk është në gjendje të drejtojë vendin

Zyrtarë të lartë ushtarak dhe politik në Venezuelë u mblodhën në Karakas sot pas fjalëve për përkeqësimin e shëndetit të presidentit Hugo Chavez.

Kushtetuta kërkon thirrje e zgjedhjeve të parakohshme në se zoti Chavez vdes ose nuk është në gjendje të drejtojë vendin. Ministri i informacionit tha dje se presidenti po vuan nga një infeksion i rëndë që i ka vështirësuar frymëmarrjen.

Ndërkohë, nënpresidenti i Venezuelës tha se një zyrtar ushtarak amerikan është dëbuar nga vendi për spiunazh. Rrjeti Telesur tha se zyrtari amerikan kishte 24 orë afat për t’u larguar nga vendi pasi dyshohet se ka kërkuar të rekrutojë ushtarakë aktiv në detyrë për të kryer aktivitete destabilizuese.

Presidenti 58 vjeçar Chavez po trajtohet në një spital ushtarak në Karakas. Ministri i informacionit tha se udhëheqësi i sëmurë me kancer ka një infeksion të rëndë dhe është në gjendje delikate.
XS
SM
MD
LG