Lidhje

Mbyllet Kapela Sistine për vizitorët


Kapela Sistine u mbyll sot për vizitorët, ndërsa filloi puna për përgatitjen e konklavës, ku kardinalët nga e gjithë bota do të mblidhen për të zgjedhur papën e ri, pas dorëheqjes së Benediktit XVI muajin e kaluar.

Në mbledhjet e fshehta pritet të votojnë 115 kardinalë dhe Vatikani tha se ishte duke pritur mbërritjen e pesë kardinalëve të fundit, para se të caktonte datën për zgjedhjet.
Kapela Sistine, ku gjenden afreskët kryevepra të Mikelanxhelos, u mbyll për vizitorët, duke dhënë kështu një nga shenjat e para të dukshme të afrimit të konklavës.

Puna për përgatitjen përfshin instalimin e një tavani artificial për të mbuluar pajisjet përgjuese të sigurisë si dhe instalimin e një sobe ku do të digjen fletëvotimet.
XS
SM
MD
LG