Kryeministri i ri kinez Li Ke-kiang hodhi poshtë akuzat e SHBA për piraterinë në internet. Ai shtoi se të dy vendet nuk duhet të hedhin akuza pa bazë ndaj njëri-tjetrit, por duhet të punojnë së bashku për të kontribuar tek siguria kibernetike. Ai i bëri këto komente pas përfundimit të Kongresit të Popullit.
Kryeministri kinez tha se edhe vetë Kina ka qenë objekt i piraterisë në internet dhe se shteti nuk i mbështet aktivitete të këtij lloji. Sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew shkon këto ditë në Kinë, për bisedime në fushën ekonomike, ku do të përfshihen edhe sulmet kibernetike ndaj kompanive amerikane.