Lidhje

Të krishterët festojnë Të Dielën e Dafinave


Të krishterë katolikë dhe protestantë në mbarë botën janë duke festuar sot Të Dielën e Dafinave, që shënon fillimin e javës së shenjtë, para Pashkëve.

Në Romë, Papa Françesku dha sot meshën e parë të kësaj feste në postin e Papës. Mijëra besimtarë, duke mbajtur në duar degë dafine dhe ulliri, u mblodhën sot në Sheshin e Shën Pjetrit. Sipas traditës së krishterë bazuar tek Bibla, turmat e njerëzve valëvisin degët e dafinave, për të përshëndetur Jezusin gjatë kthimit në Jeruzalem, para kryqëzimit të tij.

Gjatë javës Papa do të mbajë 6 liturgji të tjera, para meshës së Pashkëve, të dielën e ardhshme, duke i dhënë kështu fund festimeve më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike.
XS
SM
MD
LG