Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela është shtruar përsëri në spital për t’u mjekuar për infeksion në mushkëri.
Në një deklaratë të Presidentit Jacob Zuma, thuhet se zoti Mandela u shtrua përsëri në spital mbrëmë, me të njëjtën diagnozë si dhjetorin e kaluar, por se tani, pas fillimit të mjekimeve ai është më mirë.
Presidenti Zuma i uroi shërim të shpejtë zotit Mandela, laureat i Çmimit Nobel të Paqes dhe shprehu besimin tek ekipi mjekësor, që po e trajton atë. Nelson Mandela u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pasi kaloi rreth tre dekada të jetës së tij në burg, për kundërshtimin e qeverisë së apartejdit në Afrikën e Jugut.