Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese traktatin e parë mbi tregëtinë globale të armëve që synon mbajtjen e armëve larg nga terroristët dhe kriminelët e luftës.
154 anëtarë të OKB-së votuan për traktatin. Irani, Koreja e Veriut, Siria votuan kundër, 23 vende abstenuan.
Pasi të jetë ratifikuar nga të paktën 50 vende nënshkruesve, traktati do të ndalojë zyrtarisht prodhuesit e armëve t'u shesin armë kujtdo që mund të jetë i dyshuar për krime kundër njerëzimit, gjenocid, dhe krime lufte.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e quajti traktatin të fortë, efektiv dhe të zbatueshëm. Ai thotë se traktati mbron të drejtën e vendeve për të kryer tregti të ligjshme të armëve.