Lidhje

Dita e dytë e bisedimeve për Iranin


Irani, 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe Gjermania, i njohur si grupi 5+1, u takuan sot për një ditë të dytë bisedimesh, në Almaty të Kazakistanit, që synonin zgjidhjen e mundshme të çështjes së programit bërthamor të Teheranit.

Por edhe takimi i sotëm, ashtu si edhe ai djeshmi, përfundoi pa ndonjë marrëveshje. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, tha se të dyja palët mbeten shumë larg njëra tjetrës në thelb. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se nuk pati marrëveshje lidhur me datën, apo vendin ku do të mbahen bisedimet e ardhshme.

Kryenegociatori iranian Saed Jalili, pranoi se ka mosmarrëveshje mes palëve dhe përsëriti pozicionin e Iranit, se vendi ka të drejtën për të pasuruar uraniumin. Ai shtoi se Teherani shpreson për më tepër lëshime nga fuqitë botërore, para se ta kufizojë prodhimin e uraniumit të pasuruar.
XS
SM
MD
LG