Studentët vizitojnë Zërin e Amerikës
Disa të rinj me origjinë shqiptare nga Miçigani dëshirojnë të njohin traditat kulturore të të parëve të tyre, me besimin se kjo i ndihmon të jenë më të suksesshëm në jetë. Ata janë pjesë e një organizate të quajtur Qendra e Komunitetit Ballkan-Amerikë. Para pak kohësh më shumë se 30 prej tyre ishin në Uashington dhe vizituan Zërin e Amerikës.