Lidhje

Chuck Hagel në Egjipt


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel mbërriti sot në Egjipt, pas ndalesave në Izrael, Jordani dhe Arabinë Saudite.

Vizita e zotit Hagel në Kajro vjen në kohën e tensioneve politike mes opozitës sektare dhe udhëheqësve islamikë në pushtet. Takimet e tij me presidentin Mohamed Morsi dhe ministrin e Mbrojtjes Abdel-Fattah al-Sisi pritet të mbulojnë çështje të mbrojtjes dhe zhvillimeve rajonale.

Shtetet e Bashkuara kanë punuar për t’i mbajtur kontaktet e hapura me qeverinë e re egjiptiane që kur zoti Morsi erdhi në pushtet qershorin e kaluar.

Të dy vendet kanë patur marrëdhënie të ngushta që kur ish presidenti egjiptian Anwar Sadat nënshkroi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me Izraelin në vitin 1978.
XS
SM
MD
LG