Lidhje

Sekretari Kerry në Oman


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet sot me sulltanin e Omanit, në ndalesën e fundit të një fushate për të ndihmuar në organizimin e një konference paqe për Sirinë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se ndërsa Omani nuk ka luajtur një rol të rëndësishëm në Siri, ai është një “lojtar i rëndësishëm” në rajon, dhe zoti Kerry kërkon të dëgjojë pikëpamjet e Sulltan Kabus bin Said.

Oman është një aleat i Shteteve të Bashkuara pork a gjithashtu marrëdhënie të ngushta me Iranin.

Çështja e përfshirjes së Iranit në konferencën e propozuar për paqe në Siri ka ndarë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, dy vendet që hodhën idenë e zhvillimit të bisedimeve muajin e ardhshëm.

Rusia thotë se Irani duhet të marr pjesë në konferencë. Shtetet e bashkuara kanë kundërshtuar në të kaluarën përfshirjen e Iranit, por thonë se delegacionet nuk janë përfshirë apo përjashtuar ende. Franca tha javën e kaluar se nuk pranon që Irani të marr pjesë.
XS
SM
MD
LG