Lidhje

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik


Nigeria
Nigeria

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."

Nigeria thotë se do të lirojë disa të dyshuar islamikë nga burgu, duke përfshirë gratë në paraburgim, pasi qeveria kërkon paqe me ekstremistët Boko Haram.

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."

Një komision i ngritur nga presidenti Goodluck Jonathan ka rekomanduar bisedime të paqes midis qeverisë dhe militantëve islamikë Boko Haram. Ky grup është fajësuar për një seri shpërthimesh vdekjeprurëse terroriste në Nigeri, me objektiv kryesisht policinë dhe të krishterët. Human Rights Watch thotë se grupi Boko Haram është përgjegjës për rreth 3 mijë viktima.

Boko Haram ka akuzuar qeverinë për burgosjen e bashkëshorteve dhe fëmijëve të anëtarëve të saj.

Gjithashtu të martën, një grup i quajtur Forumi i pleqve veriorë tha se do të paraqesë një ankesë kundër qeverisë nigeriane në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Forumi akuzon qeverinë nigeriane për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe vrasjen e civilëve në qytetin verilindor Baga.

Përkrahësit e qeverisë thonë se forumi nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar autoritetet nigeriane për të parandaluar dhunën nga Boko Haram. Forumi mohon se ka lidhje me grupin terrorist.
XS
SM
MD
LG