Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri sot thirrje presidentit sirian Bashar al Assad të zotohet për vendosjen e paqes në vendin e tij, ndërsa përkrahës ndërkombëtarë të opozitës siriane u mblodhën në Jordani.
Zoti Kerry foli në prag të një takimi në Aman të grupit “Miqtë e Sirisë”, për bisedime që synojnë të sigurojnë mbështetje për një konferencë paqeje për Sirinë muajin e ardhshëm. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij jordanez, zoti Kerry tha se konferenca me propozimin amerikano-rus në Gjenevë synon t’i jepet fund gjakderdhjes që i ka marrë jetën dhjetra mijëra njerëzve.
Zoti Kerry po ashtu akuzoi Iranin për keqësimin e luftës civile në Siri, duke çuar atje personel për të ndihmuar militantët libanezë hezbollah të luftojnë krahas me trupat qeveritare.