Lidhje

Pres. Obama, sanksione të reja ndaj Iranit


Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve për të mos lejuar Iranin të ndërtojë një armë bërthamore

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar sanksione të reja kundër Iranit, duke vënë në shenjestër monedhën iraniane rial, tashmë të dobësuar.

Shtëpia e Bardhë thotë se do të vendosë sanksione mbi bankat e huaja dhe të tjerët të cilët me vetëdije blejnë ose shesin riali në shuma të mëdha. Sanksionet përfshijnë edhe bankat që mbajnë llogari të mëdha në rial.

SHBA-të gjithashtu do të sanksionojë ata që shesin pjesët që Irani mund t'i përdorë për të ndërtuar makina, kamionë dhe automjete të tjera, dhe ndaj atyre që japin mbështetje materiale për zyrtarët iranianë në shënjestër tashmë nga sanksione më të herëshme amerikane.

Këto sanksione të reja janë pjesë e përkushtimit të zotit Obama për të ndaluar Iranin nga ndërtimin e një arme bërthamore - akuzë që Irani e mohon - dhe për dështimin e Iranit për të përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG