Lidhje

Greqi: Grevë 3-ditore mbarëkombëtare


Në Greqi, punonjësit e bashkisë dhe të policisë filluan sot një grevë 3-ditore në shkallë kombëtare, si presion ndaj qeverisë për një projektligj mbi disa reforma jo-popullore.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian dhe FMN-ja miratuan një kredi prej 6,8 miliardë eurosh për Greqinë, me kushtin që vendi të vazhdojë reformat dhe shkurtimin e 700 mijë vendeve të punës në sektorin civil.

Pushimi nga puna i punonjësve qeveritarë po e çon Greqinë drejt një krize të re. Vendi ka aktualisht një qeveri koalicioni me pozita jo të forta, dhe ka mbetur prapa me realizimin e reformave të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë, si kusht për vazhdimin e ndihmave për vendin me borxhe të mëdha.

Huadhënësit ranë dakord t’i japin Greqisë një ndihmë prej rreth 9 miliardë dollarësh, me kusht që Athina të shkurtojë 15 mijë vende pune deri në fund të viti 2014.
XS
SM
MD
LG