Lidhje

Benzina rrit çmimet e konsumit në Amerikë


Çmimet e larta të benzinës i rritën çmimet e konsumit në Amerikë 0,5 përqind në qershor, por inflacioni në përgjithësi mbetet nën kontroll.

Raporti i së martës nga Departamenti Amerikan i Punës thotë se përveç fushave të paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, çmimet në përgjithësi u rritën vetëm 1,6 përqind gjatë 12 muajve të fundit.

Ky numër është pak nën nivelin për të cilin ekspertët amerikanë thonë është më mirë për ekonominë. Një raport tjetër tregon se prodhimi industrial në Shtetet e Bashkuara u rrit 0,3 përqind në qershor. Kjo do të thotë që prodhimi nga fabrikat, minierat, dhe shërbimet komunale u rrit më shumë se muajin e mëparshëm.

Këto raporte dhe studime të tjera po shqyrtohen ndërkohë që Rezerva Federale përgatitet t’u japë anëtarëve të Kongresit një vlerësim gjashtëmujor për ekonominë më të madhe të botës, të mërkurën dhe të enjten.
XS
SM
MD
LG