Lidhje

Papa Françesku në Brazil


Papa Françesku po e kalon ditën e sotme në Brazil duke pushuar, pas udhëtimit të tij të gjatë të hënën. Me të mbërritur dje, ai u prit nga turmat entuziaste, ndërsa autokolona e tij kalonte nëpër rrugët e Rio de Zhaneiros.

Papa do të qëndrojë për një javë në Brazil, vendi me popullsinë më të madhe katolike të botës. Forcat e sigurisë u përpoqën të kontrollonin dje turmat entuziaste që donin t’i shprehnin dashurinë Papës së ri, ndërsa ai e kishte ulur xhamin e makinës për t’i dhënë dorën spektatorëve.

Më vonë, pati protesta anti-qeveritare, ku protestuesit u përleshën me policinë jashtë pallatit ku po mbahej ceremonia zyrtare për nder të Papës. Sipas njoftimeve, turmat e zemëruara duket se shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, dhe jo ndaj Papës.
XS
SM
MD
LG