Lidhje

Draft Entry


Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Në Shqipëri guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha sot se ruajtja e stabilitetit makrofinanciar të vendit dhe politikat stimuluese, zbutja e pasigurisë, realizimi i reformave strukturore dhe afrimi me Bashkimin Europian janë elementët mbi të cilat duhet të ndërtohet aksioni i përbashkët i institucioneve shqiptare për të përballuar sfidat e mëdha me të cilat përballet sot ekonomia. Këto komente zoti Fullani i bëri gjatë një takimi të përbashkët të shoqatës së bankave me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Zoti Rama nga ana e tij, tha se qeveria synon shëndoshjen e financave publike dhe krijimin sa më parë të hapësirave për kreditimi e ekonomisë.

XS
SM
MD
LG