Gratë ishin shumë të rëndësishme në Lëvizjen për të Drejtat Civile në Shtetet e Bashkuara dhe ndihmuan të bashkonin njerëzit që morën pjesë në marshimin në Uashington 50 vite më parë. Megjithatë, folësit kryesorë në shkallët e përmendores së Lincolnit në 28 gusht të vitit1963, ishin meshkuj.
Në gusht të vitit 1963, njerëz nga i gjithë vendi u mblodhën në Parkun Qëndror për Marshimin në Uashington. Ata bënë thirrje për barazi racore.
Kishte shumë pjesëmarrës, falë organizuesve si zonja Eleanor Holmes Norton. Ajo në atë kohë punonte në Nju Jork dhe shkoi në Uashington mëngjesin e marshimit.
“Mund të shihje njerëz të grumbulluar në turma të mëdha dhe ishte e qartë, padiskutim e qartë për mua, se ky marshim do të ishte i suksesshëm.”
Zonja Thelma Daley ishte në mesin e atyre që u mblodhën atë ditë. Në një takim të kohëve të fundit në Uashington, ajo kujtoi se çfarë ndodhi më 28 gusht, 1963.
“Ne qëndruan atje plot habi se kishim arritur herët, dhe ishim në rreshtin e parë, dhe shihnim njerëzit që vazhdonin të vinin, dhe tani mund të kujtosh dhe të thuash, “isha me të vërtetë pjesë e asaj.”
Zonja Daley shkoi në marshim me shoqërinë e saj, pasi mori vesh rreth tubimit nga zonja Dorothy Height, presidentja e organizatës Këshilli Kombëtar i Grave Zezake.
“Ishim të gjithë të lumtur që Dr. Height do të ishte në skenë, dhe po prisnim që të fliste ajo. Grupi ynë që kishte ardhur po e priste. Ne nuk e dinim historinë e plotë atëherë.”
Fakti ishte se zonja Height nuk ishte ndër ata që ishin planifikuar të flisnin, pavarësisht rëndësisë së saj.
Zërat e grave në skenë atë ditë më shumë këndonin, se sa flisnin.
Megjithatë, gratë dhe vajzat ishin të rëndësishme në lëvizjen për të drejtat civile.
E tillë është zonja Ruby Bridge Hall, e cila u takua me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011, ku u ekspozua një pikturë e njohur.
Piktura tregon zonjën Hall duke shkuar në shkollë, e mbrojtur nga agjentë federalë, sepse ajo ishte studentja e parë zezake që arriti të shkonte në një shkollë të bardhësh ku u lejuan të shkonin edhe zezakët, në Nju Orlins, në vitin 1960.
“Kjo vogëlushe 6 vjeçare nuk dinte asgjë rreth racizmit. Unë thjesht po shkoja në shkollë atë ditë.”
Një rast tjetër: një bombë që shpërtheu në një kishë të qytetit Birmingam të Alabamës, e cila vrau katër vajza zezake. Vrasjet, disa javë pas marshimit në Uashington, ngjallën zemërim në të gjithë vendin. Këtë vit, vajzave iu dha medalja e artë e Kongresit.
E tillë ishte edhe Rosa Parks, një emër sinonim me të drejtat civile. Në vitin 1955, ajo refuzoi të ulej në fund të autobusit, ku normalisht të bardhët uleshin në vendet e para dhe zezakët në të fundit. Ajo u arrestua, dhe zezakët e qytetit Montgomeri të Alabamës, bojkotuan një autobus.
Presidenti Obama foli tek përurimi i statujës për nder të saj në Selinë e Kongresit këtë vit.
“...në një moment të vetëm, me një gjest të thjeshtë, ajo ndihmoi të ndryshonte Amerikën – dhe ndryshoi botën.”
Ndryshimet erdhën, pjesërisht, nga gratë dekada më parë, dhe sot atyre po u njihet merita për këto ndryshime.