Lidhje

Libri i ish kryeministrit kinez


Ish-kryeministri i Kinës ka botuar së fundi një libër mbi reformat e viteve 1991 deri në 1997 në Kinë. Libri u promovua në Konsullatësn kinezë në Nju Jork.

Në takim u shfaq një mesazh me video i Zhu Rongjisë, i cili shpjegonte rëndësinë e librit për të kuptuar vështirësitë me të cilat ai u ndesh gjatë reformave në Kinë.

Libri ka dalë në shitje në Kinë dhe së fundi është botuar në anglisht nga Instituti Brookings.

Në promovim ishte i pranishëm edhe ish-sekretai amerikan i Shtetit Henry Kissinger. Librat në anglisht me firmën e ish-kryeministrit kinez Rongji u shpërndanë nga Ministri i Jashtëm kinez në fund të promovimit.
XS
SM
MD
LG