Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 2 tetor?


Jacques Cartier
Jacques Cartier
1535 - Jacques Cartier zbulon zonën ku sot ndodhet qyteti Quebek në Montreal dhe aty krijon një koloni, e cilësuar e humbur. Më 18 gusht 2006, arkeologët kanadezë thanë se kishin zbuluar gjurmë të kolonisë së humbur të Cartierit; në vendin ku lumi Cap Rouge bashkohet me lumin Shën Lorenc. ata kishin gjetur copa druri të djegur që datojnë në mesin e shekullit të 16-të, si dhe një fragment të një pjate porcelani e prodhuar në Itali, në mesin e viteve 1500, që mund të kishte qenë e ndonjë aristokrati francez, pjestar në koloni. Kolonia e Kartierit është cilësuar si vendbanimi i parë evropian në Kanadanë moderne, që nga viti 1000 kur një ekspeditë vikingësh themeloi një fshat në veri të Newfoundlandit. Zhak Kartier kreu gjithsej 3 ekspedita në Kanada, para se të kthehej në Francë. Ai është gjithashtu një nga eksploruesit e parë që shpalli zyrtarisht se Bota e Re është një masë e ndarë toke nga Evropa dhe Azia.

1780 - John André, oficer i ushtrisë britanike, ekzekututohet me varje si spiun nga forcat amerikane. Ai kishte qenë ndërlidhësi midis komandës së ushtrisë britanike dhe gjeneralit amerikan Benedikt Arnold ndërsa ky i fundit bënte plane për kryerjen e aktit të tradhëtisë, dorëzimin e bazës West Point, Nju Jork.

1914 - Esad Pashë Toptani, në krye të mercenarëve të tij, papritur shfaqet ne Durrës. Ai hyn në qytet dhe merr kontrollin pa hasur në ndonjë qendresë. Pak ditë më parë, me shpresë se do të ndihmohej nga trupat serbe, ai ishte përpjekur për të hyrë në zonën e Mirditës, por u pengua nga grupe të armatosura, serbët nuk i shkuan në ndihmë. Pas largimit të Princ Vidit, shteti shqiptar kishte pushuar së funksionuari.

1918 - Qyteti i Durrësit bombardohet rëndë nga artileria franceze. Porti pëson dëme të rënda materiale, depot dhe magazinat rrafshohen. Disa historianë mendojnë se sulmi ishte një gabim i komandës; ndoshta ashtu siç kishte qenë ekzekutimi me varrje i patriotit shqiptar Themistokli Gërmenji në vitin 1917 nga një gjykatë ushtarake franceze në Selanik.

1919 - Presidenti amerikan Woodrow Wilson, i kthyer në Shtëpinë e Bardhë pas një fushate të lodhëshme për të siguruar përkrahjen e amerikanëve për Lidhjen e Kombeve, pëson një goditje masive në tru, duke mbetur i paralizuar pjesërisht.

1928 - "Prelatura e Kryqit të Shenjtë dhe Puna e Perëndisë" , i njohur si Opus Dei , themelohet nga Josemaría Eskriva. Opus Dei është përshkruar si forcë e diskutueshme brenda Kishës Katolike. Disa Papë e kanë vleresuar atë në fushën e besimit katolik. Në vitin 2002, Papa Gjon Pali II kanonizoi Eskrivan, duke e shpallur "Shenjtor të jetës së zakonshme". Opus Dei shpesh është kritikuar për fshehtesinë e tij, për metodat e rekrutimit dhe rregullat e rrepta mes anëtarëve, për elitizëm dhe misogyni (anti-feminizëm), si dhe për mbështetje ose pjesmarrje në qeveri autoritare të krahut të djathtë, sidomos në qeverinë frankoiste të Spanjës deri në vitin 1978. Brenda Kishës Katolike, Opus Dei është kritikuar edhe se kërkon pavarësi dhe më shumë ndikim. Sipas disa gazetarëve që kane bërë kerkime veç e vec, shumë prej kritikave kundër këtij grupi bazohen në trillime nga kundërshtarët e tij. Vitet e fundit, Opus Dei tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare për shkak të romanit Kodi i Da Vinçit dhe versionit të tij filmik në vitin 2006. Si libri edhe filmi janë kritikuar - nga udheheqës të krishterë, por edhe nga jo të krishterët - si çorientues, të pasaktë dhe anti-katolikë.

1967 - Thurgood Marshall bën betimin si afrikano- amerikani i parë anëtar i Gjykatës së Lartë të vendit. Por rëndësia e tij është më e gjerë. Martin Luther Kingu, me predikimet për dashuri njerëzore dhe rezistencë padhunë; Malcolm X, predikues i dhunës së përgjakshme për përmbysjen e sistemit; të dy këta shoqërohen në mendjen popullore me luftën për të drejtat civile. Por, Thurgood Marshall, punoi përmes ligjit dhe gjykatave për të çrrënjosur trashëgiminë e skllavërisë, duke shkatërruar sistemin racist të ndarjes; Me këtë, thonë historianët sot, Marshall pati një efekt më të thellë dhe më të qëndrueshëm në marrëdhëniet racore sesa Martin Luther King dhe Malkolm X.

1980 - Ligjvenesi Michael Myers bëhet anëtari i parë i Kongresit amerikan që prej kohës së Luftes Civile që përjashtohet nga ky institucion. Që në fillim të mandatit të tij Myers shihej si "rebel". Në vitin 1979, Myers u përlesh fizikisht me një kamerier në Uashington, DC, pasi mendoi se kamarieri nuk po tregonte respektin e duhur ndaj tij si anëtar i Kongresit. Myers është më shumë i njohur për përfshijen në skandalin Abscam në vitin 1980, ku u filmua duke pranuar një ryshfet prej 50-mijë dollarësh nga një agjentë i fshehtë i FBI-së.

Mendim i ditës
"Korrupsioni nuk ka qenë kurrë i detyrueshëm."
Anthony Eden
XS
SM
MD
LG