Presidenti Barack Obama foli për faqen e Internetit HealthCare.Gov në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, para të pranishëmve, një grup amerikanësh që kanë aplikuar për sigurime shëndetësore ose kanë në plan ta bëjnë këtë nëpëmjet kësaj faqeje.
Ai tha se e shqetësojnë problemet teknike, por shtoi se shpreson se ato do të rregullohen dhe se ligji i krijuar është një marrëveshje e mirë për popullin amerikan.
HealthCare.Gov është element thelbësor i programit të tij të kujdesit shëndetësor, tënjohur si Akti e Përballueshëm për Kujdesin Shëndetësor 2010, i cili njihet tashmë si Obamacare dhe konsiderohet prej vetë presidentit si arritja e tij kryesore në politikën e brendëshme.
Ky ligj ka si qëllim që t’u japë mundësi amerikanëve të kenë sigurimeve të përballueshëm dhe të mirë shëndetësor. Por faqja HealthCare.Gov ka patur probleme që nga një tetori dhe nuk ka qënë e përdorëshme, gjë që presidenti e ka konsideruar të papranueshme.