Administrata Obama po mohon akuzat nga një gazetë franceze rreth aktiviteteve të zbulimit amerikan në atë vend, ndërsa Uashingtoni përballet me kritika të ashpra mbi pohimet e reja se ka spiunuar aleatët e tij.
Drejtori i zbulimit amerikan James Clapper publikoi një deklaratë mbrëmë ku thotë se arktikulli i gazetës Le Monde "përmban informacione të gabuara dhe mashtrime rreth aktiviteteve amerikane të zbulimit të jashtëm. "
Zoti Clapper thotë se artikulli i publikuar të hënën në Le Monde që thotë se Agjensia Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka grumbulluar të dhëna nga përgjimi i telefonatave të 70 milionë qytetarëve francez “është i pavërtetë”. Ai tha se zbulimi i mbledhur nga Shtetet e Bashkuara është i njëjtë me atë “që mblidhet nga të gjitha vendet” si pjesë e përpjekjeve të tyre prë të luftuar terrorizmin dhe kërcënime të tjera.
Ndërkohë, Meksika po heton akuzat se Uashingtoni ka spiunuar presidentin Enrique Pena Nieto para zgjedhjes së tij dhe paraardhësin e tij, Felipe Calderon.