Lidhje

Në ankand diamanti më i shrenjtë në botë


Diamanti më i shtrenjtë në botë do të ekspozohet në Londër, para një ankandi muajin e ardhshëm ku pritet që ai të shitet për një shumë mbi 60 milionë dollarë.

Diamanti prej 59.6 karatësh Pink Star, Ylli Rozë është më i madhi i këtij lloji i gjetur ndonjëherë.

Guri i çmuar në formë vezake, diamanti më i madh ngjyrë rozë pa asnjë defekt të cilit i është përcaktuar numri i karatëve, do të shitet nga shtëpia e ankandeve Sotheby në Gjenevë më 13 nëntor.

Shitja e diamantit Pink Star do të pasojë një ankand të shtëpisë Sotheby në Hong Kong në tetor të një diamanti të bardhë dhe një blu, të vlerësuara respektivisht 28 milionë dhe 19 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG