Lidhje

Kosova, hapa përpara në mjedisin e të bërit biznes


Kosova Prishtina
Kosova Prishtina
Në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Të bërit biznes”, thuhet se Kosova ka bërë përparime në reformimin e mjedisit të saj për të bërë biznes, duke e radhitur në vendin e 86-të, një hap përpara kjo në krahasim me vendin e 96-të sa ishte vitin e kaluar. Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke bërë reforma të vazhdueshme drejt krijimit të një mjedisi më të mirë për të bërë biznes në vend. Ekspert të ekonomisë thonë ndërkaq se me gjithë këtë arritje, kjo nuk po ndikon në përmirësimin e gjendjes sociale në vend. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.
XS
SM
MD
LG