Lidhje

Aksionet e Twitter gati dyfishohen në ditën e parë në treg


Çmimi i aksioneve të firmës Twitter pothuajse u dyfishua sot në ditën e parë të shkëmbimeve në bursë.

Firma me qendër në Shtetet e Bashkuara filloi sot të tregëtohej në bursë me një çmim fillestar prej 26 dollarësh për aksion, por si rezultat i kërkesave të larta, shumë shpejt arriti në 50 dollarë për aksion për t’u ulur më pas në rreth 45.

Firma Twitter ka mbi 230 milionë përdorues. Deri tani kompania nuk ka patur fitime, por disa analistë tregu thonë se të ardhurat e deritanishme prej 800 milionë dollarësh, shumë shpejt mund të kthehen në fitime të konsiderueshme për firmën.
XS
SM
MD
LG