Lidhje

Greqia dhe reformat që i kërkohen


Inspektorët e institucioneve huadhënëse u takuan sot me ministrin grek të financave, Yannis Stournaras, në përpjekje për të tejkaluar mosmarrëveshjet për reformat e rrepta ekonomike, para se vendi të paraqesë buxhetin e vitit 2014 para parlamentit në fund të kësaj jave.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po shqyrtojnë pretendimet e qeverisë se hendeku i buxhetit vitin e ardhshëm do të jetë i kufizuar në 500 milionë euro dhe mund të kapërcehet pa pasur nevojë për masa të tjera shtrënguese.

Ndërkohë punonjës të pastrimit të kësaj ministrie, të pushuar nga puna, protestuan para ndërtesës dhe u përpoqën të bllokonin hyrjen ndërsa zyrtarët e të ashtuquajturës trojka, po hynin në Ministrinë e Financave.
XS
SM
MD
LG