Lidhje

Inspektorët së shpejti në Iran


Zyrtarët iranianë thonë se inspektorët e Kombeve të Bashkuara mund të lejohen të hyjnë në reaktorin e ri me ujë të rëndë të Iranit, brenda disa javësh.

Zëdhënësi i departamentit iranian për çështje bërthamore i tha agjencisë zyrtare të lajmeve Irna se Teherani do të pranonte të lejojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të OKB-së për Energji Atomike të hyjnë në reaktorin e Arakut, para raundit të ardhshëm të bisedimeve me agjencinë më 11 dhjetor.

Por Behrouz Kamalvandi thotë gjithashtu se detajet e një inspektimi të tillë kanë ende nevojë të shqyrtohen.
XS
SM
MD
LG