Lidhje

Popullariti i presidentit Obama, në nivelin më të ulët


Popullariteti i presidentit amerikan Barack Obama ka rënë në shifrën më të ulët ndonjëherë, sipas një sondazhi mbarëkombëtar.

Sondazhi i Universitetit Quinnipiac thotë se 54 përqind e votuesve amerikanë të anketuar nuk ishin dakord me kryerjen e punës së presidentit Obama, dhe vetëm 39 përqind prej tyre e miratonim atë.

Përveç kësaj, për herë të parë, një shumicë, saktësisht 52 përqind e votuesve të anketuar thanë se Obama është i pandershëm dhe nuk besohet. Sondazhi tregoi një rënie të këtyre numrave nga një anketë e datës 1 tetor.

Shifrat e fundit vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti kërkoi falje publikisht për mungesën e qartësisë rreth detajeve të ligjit të kujdesit shëndetsor nga ana e tij dhe e administratës së tij. Presidenti kishte thënë në të kaluarën se nëse njerëzve u pëlqente plani i tyre shëndetësor, ata mund ta mbanin atë sipas ligjit të ri.
XS
SM
MD
LG