Lidhje

Të mbijetuarit e Haiyanit, në nevojë për ndihma


Kombet e Bashkuara thonë se ndihmat e emergjencës ende nuk kanë mbërritur tek një e katërta e njerëzve të prekur nga tajfuni shkatërrimtar, edhe 11 ditë pasi ai goditi Filipinet.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, i cili shkoi në Filipine me personelin ushtarak amerikan që po çon ndihmë tek rajonet më të prekura nga fatkeqësia, thotë se viktimat e tajfunit po i mirëpresin ndihmat. Por ai thotë se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

Programi Botëror i Ushqimit tha sot se nga rreth 2,5 milionë njerëz në nevojë, 1,9 milionë prej tyre kanë marrë ndihmë.

Drejtoresha e Agjencisë i tha gazetarëve në Manila, se agjencia ndeshet me disa vështirësi logjistike në përpjekjet për të arritur në rajonet e izoluara.

Mijëra njerëz humbën jetën kur tajfuni Hejan goditi Tokën, duke sjellë me vete dallgë të përmasave të një cunami dhe erëra të fuqishme që shkatërruan fshatra të tëra.

Ndihmat e para u penguan nga problemet e infrastrukturës, përfshirë mungesën e energjisë elektrike, kushtet jo të mira të komunikimit, rrugët e pakalueshme dhe mungesa e karburantit.
XS
SM
MD
LG